Mars 2024: Kompania ndryshon formën e saj ligjore dhe bëhet një Société Anonyme me emrin "GIORMANIS CHEMICAL SA". dhe titullin dallues “GIORMANIS CHEMICALS”. (Press here)

Dhjetor 2023: Giormanis Chemicals, për akoma edhe një vit, në kuadër të programit të Përgjegjësisë së saj Sociale, bëri një donacion për të mbështetur Shoqatën e miqve të fëmijëve me kancer “Storgi”. Ne qëndrojmë përkrah tyre në betejën që po japin, jo vetëm për trajtimin mjekësor të kancerit, por edhe për eliminimin e problemeve psikologjike që ai shkakton. I urojmë gjithë botës festa të mbara dhe gëzuar vitin e ri, me dashuri e shëndet!!!

Dhjetor 2022 : Kompania Giormanis Kimike , në funksion të sezonit festiv, zgjodhi që në vend të dërgimit të dhuratave dhe kartolinave të biznesit, të ndajë shumën përkatëse për të mbështetur punën e shoqatës bamirëse dhe jofitimprurëse “EΛΕΠΑΠ Thessaloniki”. Ajo vazhdoi gjithashtu ofrimin e ushqimit për të mbështetur racionin e Kishës së Shenjtë të Agios Eleftherios Depo Thsessaloniki , me shpresën se do të ketë iniciativa të ngjashme nga organizata të tjera që do të ofrojnë mbështetje për individët dhe familjet e cenueshme - shoqërore dhe financiare - duke ofruar nevoja parësore. .

Dhjetor 2021: Për akoma edhe një vit η Giormanis Chemicals zgjodhi që në vend të dhuratave të shoqërisë, t’ia disponojë paratë e destinuara për këtë qëllim Foshnjores Bashkiake të Selanikut “Agios Stylianos”..Shoqëria jonë mbështet me vepra punën mirëbërëse të këtij Institucioni për përkujdesjen, si dhe në përgjithësi për mbrojten e foshnjave dhe vogëlushëve me qëllim zhvillimin e tyre psikosomatik të duhur, deri sa të integrohen sërish qoftë në mjedisin e tyre familjar biologjik, qoftë në një mjedis tjetër familjar të përshtatshëm (birësim apo kujdestari e përkohshme) ose në një Institucion të përshtatshëm me qëllim kryesor përmbushjen e interesave të tyre.

Maj 2021: Health & Safety Awards 2021, të cilat i organizon me sukses Boussias Communications, vlerësojnë ata që krijojnë dhe mirëmbajnë mjedise pune të sigurta dhe të shëndetshme, ata që inovojnë dhe investojnë me ndjenjë përgjegjësie tek punonjësit e tyre, duke vënë gjithmonë në epiqendër njeriun.Giormanis Chemicals, në pjesëmarrjen e saj të parë në këto çmime, u dallua si një nga shoqëritë më të mira në degën e industrisë kimike për arritjet e saj të shkëlqyera që kanë të bëjnë me zhvillimin, menaxhimin dhe monitorimin e përgjithshëm të Shëndetit & Sigurisë së të gjitha palëve të interesuara (stakeholders), iniciativat e saj për krijimin e një mjedisi mirëqenieje & sigurie për punonjësit dhe për shërbimin e sigurt që gëzojnë klientët e saj. (kliko ikonën) ( Health & Safety Awards 2021 )

Dhjetor 2020: ShoqëriaGiormanis Chemicals, me një traditë shumëvjeçare kontributi social të painteres dhe ndjenje të lartë të përgjegjësisë dhe detyrës kolektive, edhe këtë vit, në këtë Krishtlindje të veçantë, përforcon ndjeshëm veprën e Fshatin Grek të Fëmijëve në Filiro. Konkretisht, gjatë këtyre festave, ajo vuri në dispozicion shumën që u korrespondonte dhuratave të shoqërisë, për të mbuluar nevojat e Fshatit Grek të Fëmijëve, duke përmbushur premtimin e saj për t’iu gjetur pranë me respekt organizatave dhe qytetarëve që kanë me të vërtetë nevojë. Në këto Krishtlindje nuk presim që mrekullitë të ndodhin vetë!!! U japim mundësinë të gjithë fëmijëve që ta jetojnë fëmijërinë e tyre me dashuri, përkujdesje, ngrohtësi, siguri dhe respekt!!!

Qershor 2020: Giormanis Chemicals, duke vënë re nevojat gjithnjë e në rritje të Bashkive dhe Komunave për higjienë, pastërti dhe dezinfektim, por edhe për përgatitjen e tyre përsa i përket përballimit të valës së dytë të pandemisë së koronavirusit COVID-19, në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, bëri një donacion kundrejt Bashkisë Delta, Bashkisë Oreokastro dhe kundrejt Komunës lokale të Neochorudas, të një sasie të produktit biocid  Giormanis Hipoklorit Natriumi min 12%, i miratuar nga E.O.F.(Organizata Kombëtare për Barnat), e aftë për prodhimin e 250.000 kg tretësire të gatshme për përdorim, për dezinfektimin e ambienteve, sipërfaqeve dhe objekteve, sipas udhëzimeve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Higjienës së Mjedisit, të Ministrisë së Shëndetësisë (klikoni këtu )

Prill 2020: Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative dhe duke iu përgjigjur nevojave në rritje për higjienë, pastërti dhe dezinfektim për shkak të pandemisë së koronavirusit,GIORMANIS CHEMICALS bëri kundrejt Bashkive të Selanikut dhe Pylaias-Chortiati një donacion të sasisë së mjaftueshme të produktit biocid Giormanis Hipoklorit Natriumi min 12%, i miratuar nga E.O.F. (Organizata Kombëtare për Barnat), për prodhimin e 250.000 kg tretësire të gatshme për përdorim, për dezinfektimin e ambienteve, sipërfaqeve dhe objekteve, sipas udhëzimeve të Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Higjienës së Mjedisit, të Ministrisë së Shëndetësisë (klikoni ikonën vraveusi icon )

Dhjetor 2019: Për akoma edhe një vit, GIORMANI B. Ltd., dhe në prag të periudhës së festave, zgjodhi që në vend të dërgimit të dhuratave të biznesit dhe kartolinave të zakonshme me urime, të dërgojë kartolina urimesh elektronike. Paratë e destinuara për qëllimet e mësipërme, u dhuruan për mbështetjen e Shoqatës Joqeveritare-Jofitimprurëse "Miqtë e Përkujdesjes".

Korrik 2019: Shoqëria GIORMANI B. Ltd. u dallua si një nga shoqëritë me zhvillimin më të shëndetshëm në vend, në evenimentin DIAMONDS of the Greek Economy (Diamantet e Ekonomisë Greke) që organizon New Times Publishing për vitin 2019. Përfaqësuesit e shoqërive me zhvillimin më të shëndetshëm në vend, përçuan një mesazh të fortë për perspektivat dhe potencialin e ekonomisë dhe sipëmarrjeve greke gjatë evenimentit për ekselencën e bizneseve Diamonds of the Greek Economy 2019. Fituesit shpallën dhjetëra projekte investimesh, të cilat janë realizuar apo janë në realizim e sipër, iu referuan programeve të rëndësishme të rritjes së numrit të punonjësve dhe përgjegjësisë korporative dhe sociale, ndërhohë që folën edhe për lëvizjet e stimulimit të ekstrovertimit të tyre dhe hajpes së tregjeve të reja jashtë shtetit. Në eveniment, i cili u organizua më 10 Korrik nga shoqëria New Times Publishing në Hotelin Grande Bretagne në Athinë, me pjesëmarrjen e mbi 600 përfaqësuesve të grupeve të bizneseve më të fuqishme të vendit, iu dhanë çmime dhe u nderuan bisneset «diamante» nga i gjithë spektri i biznesit (industri, turizëm, tregti, shërbime). Ia vlen të përmendet se evenimenti – i cili organizohet me sukses për të 16-in vit radhazi – u mbajt nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, të Ministrisë të Mjedisit dhe Energjisë, si dhe të Lidhjes së Bizneseve dhe Industrive (SEV), me prezencën e përfaqësuesve të Shtetit. (kliko ikonën  DIAMONDS 2019 SFRAGIDA new)

Mars 2019: Shoqëria GIORMANI B. Ltd. u dallua ndër 206 bizneset më dinamike në kuadër të Çmimeve për Zhvillim dhe Konkurrueshmëri “Growth Awards”, organizuar për të tretin vit radhazi nga Eurobank dhe Grant Thornton (kliko ikonën  PR13443 Signatures2 07 GROWTH DRIVER).

Tetor 2018: Giormanis Chemicals certifikohet sipas ISO 14001:2015 për implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit (SMM) (kliko ikonën ikonidio ISO 14001).

Gusht 2018: Fillimi i funksionimit të një ambienti privat të ri tejet modern në Parkun Industrial/Parkun Artizanal të Rafinerive të Aspropyrgos, Attiki.

Qershor 2018: Krijim, në bashkëpunim me Hellenic Petroleum S.A., i një videoje trajnuese brenda ambienteve industriale të Elefsinas, përsa i përket shkarkimit të saktë e të sigurt të lëndëve kimike.