Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

Shoqëria GIORMANI B. Ltd. inaguroi në vitin 2004 ambientet e saj qendrore të reja, në një hapësirë private prej 10.000 m2 në Parkun Industrial të Neochoroudas, Selanik, të cilat përbëhen nga ndërtesa e Administratës, ambiente të mbuluara për magazinimin e kimikateve të ngurta e të lëngshme në përputhje me të gjitha specifikimet që përcakton legjislacioni, si dhe depo cisternash për magazinimin e të gjitha produkteve që shpërndan. Dinamika totale e hapësirës së magazinimit në ambientet qendrore është e rendit 1.500 m3.

Që nga viti 2016, shoqëria rriti me 1.000 m3 kapacitetin e saj magazinues, nëpërmjet bashkëpunimit 3PL në Zonën Industriale të Sindos, Selanik.

Në vitin 2018 inagurohet filiali në Attiki. Një ambient tejet modern kimik, me kapacitet total magazinues 2.500 m3, për t’i shërbyer Greqisë qendrore, jugore dhe ishullore.

Shoqëria disponon gjithashtu një flotë prej 20 kamionësh dhe autobotësh tejet modernë, të pajisur me të gjitha certifikatat e nevojshme për transportin e produkteve kimike të rrezikshme (ADR).